
TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në një diskotekë në Pejë të Kosovës, ku u dhunua Muhamet Iseni, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi”. Po ashtu, bashkë me të u dhunua edhe një i afërm i tij, Bekim Hadërgjonaj. Pas ngjarjes, të dy u dërguan me urgjencë në spital. Por media e Kosovës, “Gazeta Sinjali” ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup, si dhe të mbuluar në gjak. Por nuk dihet nëse kanë marrë ndonjë dëmtim që mund t'i ketë cënuar shëndetin.