
TIRANË- Lorela Hoxha, e njohur gjerësisht si Lori, drejtuesja e Top Channel, ka vendosur që t’i japë fund bëqarisë dhe të kurorëzojë lidhjen disa vjeçare me të dashurin e saj, Vis Bajraktari. IconStyle shkruan se dyshja po planifikojnë të bëjnë një dasmë në Meksikë. Ceremonia parashikohet të jetë e rezervuar dhe lista e të ftuarve pritet të jetë deri në 40 persona, kryesisht familjarë dhe miq shumë të afërt.
Dyshja njihen që kur ishin fëmijë dhe e kanë nisur lidhjen e tyre që në vitet e para të adoleshencës. Shumë herë janë bërë pjesë e shoëbizit me ndarjet dhe ribashkimet, por siç duket tashmë do t’i betohen njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme.