Qytetërim

Lojërat Olimpike / Franko Burraj nuk arrin të kualifikohet në gjysëmfinale

Franko largohet nga Lojërat Olimpike "Paris 2024" duke marrë me vete rekordin e tij të ri personal me kohën 10.60 sekonda.

M.M
Lojërat Olimpike / Franko Burraj nuk arrin të kualifikohet në
Franko Burraj gjatë garës

PARIS - Shpresat që shqiptarët të marrin medaljen e parë Olimpike në "Paris 2024" po shuhen. Franko Burraj, atleti shqiptar nuk arriti të kalonte në fazën e gjysëmfinales në garën e 100 metrave. 25-vjeçari e përfundoi garën duke u renditur i parafundit në raundin e parë eleminator duke arritur kohën 10.66 sekonda.

Lojërat Olimpike / Franko Burraj nuk arrin të kualifikohet në
Momenti i fotofinishit të garës së dytë

Franko largohet nga Lojërat Olimpike "Paris 2024" duke marrë me vete rekordin e tij të ri personal me kohën 10.60 sekonda. Ndërkohë, që nesër është radha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa. / ZËRI

 

Poll

MOS HUMB