Qytetërim

"Ribashkohet" Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj?

Çifti u bë kryefjala dhe në rrjet lundruan teori nga më të ndryshmet për ndarjen e tyre, u fol për tradhti, për tekste muzikore dedikuar njëri-tjetrit, por asnjëherë nuk u konfirmua arsyeja e vërtetë ndarjes nga vet personazhet.

M.M
"Ribashkohet" Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj?
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

TIRANË - Disa muaj më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i drejtuan gjykatës një kërkesë për zgjidhjen e martesës së tyre. Ata i dhanë fund martesës së tyre pak kohë pas lindjes së djalit. Çifti u bë kryefjala dhe në rrjet lundruan teori nga më të ndryshmet për ndarjen e tyre, u fol për tradhti, për tekste muzikore dedikuar njëri-tjetrit, por asnjëherë nuk u konfirmua arsyeja e vërtetë e ndarjes nga vet personazhet.

Megjithatë nuk kanë nguruar të postojnë foto në rrjetet e tyre sociale duke nisur thashethemet për një “ribashkim” të mundshëm mes tyre.

"Ribashkohet" Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj?
Story i Xhensila Myrtezaj në Instagram

Ka qenë Xhensila Myrtezaj e para e cila ka postuar foto duke luajtur në rënë në plazh së bashku me dy fëmijët. Më pas Bes Kallaku ka postuar një foto me Ajkën duke e shoqëruar me shkrimin “Të du o Ajk!”

"Ribashkohet" Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj?
Story i Bes Kallakut në Instagram

Ndaj ndjekësit kanë ngritur menjëherë dyshime se Besi dhe Xhensila kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë me fëmijët e tyre. Por mos vallë kemi të bëjmë edhe me një bashkim të mundshëm?/ZËRI

Poll

MOS HUMB