
TIRANË- Pas ndarjes së bujshme të tyre, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk i kanë ndalur 'thumbat' ndaj njëri-tjetrit. Ishte Besi ai i cili në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Kënga e re e tij "Mosmirënjohja" kuptohet se është një dedikim për këngëtaren.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…”, thuhej ndër të tjera në këngën e re të tij.
Së fundmi pas akuzave dhe kritikave nga komentuesit Xhensila Myrtezaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje të poezisë “Në mundsh”.
“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”, -janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja, siç duket si përgjigje ndaj akuzave të Bes Kallakut, si edhe komenteve negative të ndjekësve.

/ZËRI