
TIRANË- Aktori Agron Llakaj ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë këtë të shtunë. Ikona e humorit shqiptar, bën me dije se ka humbur bashkëshortEn e tij, Kostandinën, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Përmes një postimi të ndjerë në Facebook, Llakaj shkruan se gjysma e tij më e mirë është nisur drejt Parajses.
POSTIMI:
Pas nje beteje te gjatë me nje sëmundje të rëndë…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkidës dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nëna e Teos dhe Brus. Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës./ZËRI