Qytetërim

U kap i dehur në timon/ Gjykata merr vendimin për Justin Timberlake

Më 18 qershor, 43-vjeçari nuk iu përgjigj sinjalit të policisë për të ndaluar por vazhdoi rrugën e tij.

M.M
U kap i dehur në timon/ Gjykata merr vendimin për Justin Timberlake
Moment nga seanca gjyqsore

SHBA - Këngëtari i muzikës pop, Justin Timberlake u deklarua i pafajshëm të premten për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Gjyqi ndaj tij u zhvillua online, gjatë të cilit gjyqtari që urdhëroi që t'i pezullohej patenta e shoferit në shtetin e Nju Jorkut, raporton The Guardian. Timberlake u shfaq në një lidhje video nga Antwerp në Belgjikë, ku ishte në turne për të promovuar albumin e tij të fundit.

Gjatë seancës, gjyqtari Carl Irace urdhëroi që të pezullohej e drejta e Timberlake për të drejtuar makinën në shtetin e Nju Jorkut, gjë që avokati i yllit Edward Burke u tha gazetarëve se do të zgjasë për shkak të kohëzgjatjes së çështjes.

Burke përsëri këmbënguli se interpretuesi i "SexyBack" nuk ishte i dehur kur u ndalua dhe kishte konsumuar vetëm një martini para se të nisej. Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar për 9 gusht. Timberlake nuk kërkohet të marrë pjesë.

Më 18 qershor, 43-vjeçari nuk iu përgjigj sinjalit të Policisë për të ndaluar por vazhdoi rrugën e tij. Pasi policia e ndoqi dhe e zbriti nga makiana tip “BMW”, dyshoi se Timberlake kishte konsumuar alkool. Oficeri që ndoqi këngëtarin e "Cry Me a River" tha se ai nuk ishte në gjendje të mirë për ti dhënë makinës. / ZËRI

 

Poll

MOS HUMB