
Justin Timberlake
Këngëtari Justin Timberlake është arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Long Island të Nju Jorkut, tha një zyrtar policie për Associated Press. Zyrtari tha se Timberlake pritej të gjykohet të martën në Sag Harbor, në skajin lindor të Long Island.
Zyrtari nuk mund të diskutonte publikisht detajet e hetimit në vazhdim dhe foli me AP në kushte anonimiteti. Përfaqësuesit e Timberlake nuk iu kthyen menjëherë kërkesave për koment nga AP. Në orët në vijim pritet të ketë më shumë detaje./ZËRI
Poll