Qytetërim

Si e kopjoi Elvana Gjata "Era's Tour" të Taylor Swift?!

Më 22 qershor, Elvana prezantoi "Dekada", një mënyrë që sipas saj përmbledh të gjithë karrierën e saj në skenën shqiptare. Por mesa duket nuk ka qenë asgjë e re.

k.m.
Si e kopjoi Elvana Gjata "Era's Tour" të Taylor Swift?!
Elvana Gjata dhe Taylor Swift

TIRANË- Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata vendosi pak ditë më parë që të risillte edhe në Gjermani koncertin recital që mbajti vitin e shkuar në Tiranë. Më 22 qershor, Elvana prezantoi "Dekada", një mënyrë që sipas saj përmbledh të gjithë karrierën e saj në skenën shqiptare. Lajmin për atë që kishte planifikuar e ndau me fansat e saj në rrjetet sociale që më datë 7 maj të vitit të shkuar. 

Më pas, më datë 15 qershor zbulon të gjitha detajet që duhet të dinin fansat e saj. Koncerti do të kishte logon "Dekada", sipas saj, për të prezantuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. 

Veçse ka një "Xing"! Të njëjtin kuptim ka turi botëror që po zhvillon këngëtarja Taylor Swift. Turi i saj nëpër botë ka nisur që në datë 17 mars 2023 dhe pritet që të mbarojë më datë 8 dhjetor 2024, e krejt rastwsisht mban një emër të ngjashëm: Era's Tour. Për shkak të kohës së lancimit të koncertit, nuk ka shumë vend për aludime se kush "u frymëzua" nga kush. Dhe jo vetëm nga emri i koncertit! 

Elvana ka të njëjtën estetikë në skenë si Taylor, pasi risjell veten e saj në skenë që fëmijë, duke përfshirë më pas edhe të gjitha momentet e rëndësishme në karrierë. Të njëjtin vëzhgim për ngjashmërinë e ka bërë edhe gazetarja Rezarta Çaushaj.

"Sapo mora vesh se Elvana Gjata paska një koncert titulluar "Dekadat", që s'është veçse duplikat i "Eras Tour" i Taylor Swift. Do dyshoja se ishte strategji marketingu që tenton, indirekt, t'i barazoj në karrierë të dyja, por më duket se është thjesht mungesa e zakonshme e origjinalitetit te këngëtarja jonë, kompensuar nga egoja tollumbace. PS: Nejse, ky ishte status pa lidhje, për të hyrë në trendin e javës së fundit në rrjet, meqë nga futbolli nuk e detyroj dot veten të kem as opinion larg e larg,"-shkruan ajo. 

Por nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes edhe elementët e skenografisë si: errësira, dritat, klipet që luhen në "led" pas këngëtareve. Të jetë e gjitha një rastësi?! Apo thjesht një kopje e paarrirë...

Vlerësojeni ju!/ZËRI 

Poll

MOS HUMB