
TIRANË- Një ankand është hapur për të blerë fanellën e veshur nga futbollistët në ndeshjen me Italinë. Edhe pse, ankandi i hapur nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të mbyllet nesër në mesditë, duket se kuqezinjtë e kanë një të preferuar...dhe jo nuk është Armando Broja. Duket se vendin e të preferuarit e ka zënë Nedim Bajrami, i cili hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë që në sekondën e 23-të.
FANELLAT DHE ÇMIMET:
Sipas "SuperSport", deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanellën e Bajramit kishte arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro.
Një gol...dhe Bajrami ka fituar zemrat e tifozëve./ZËRI