Qytetërim

Mbappe shmang operacionin, do të jetë ‘zorro’ i europianit: Më gjeni një maskë

Franca fitoi minimalisht përballë Austrisë në ndeshjen e parë të Euro2024, por pas ndeshjes vëmendja më e madhe ishte tek Kylian Mbappe

E.K
Mbappe shmang operacionin, do të jetë ‘zorro’ i
Kylian Mbappe

GJERMANI- Kylian Mbappe është një kockë e fortë, dhe këtë e tregoi edhe mbrëmjen e djeshme, kur hyri në fushën e lojës për pak sekonda, edhe pse i gjakosur dhe i dëmtuar, duke u ndëshkuar dhe me kartonin e verdhë.

Pas frakturës që pësoi në hundë, Mbappe i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe pritet që të shfaqet në ndeshjet e ardhshme me një maskë në fytyrë.

Kapiteni i “Gjelave” u pa i gjakosur në fushën e lojës pas një përplasjeje me Kevin Danso. Pas sfidës, federate franceze e futbollit ka konfirmuar se 25-vjeçari ka pësuar një thyerje në pjesën e hundës.

Megjithatë, Mbappe do të jetë pjesë e skuadrës franceze në vijim. Si masë mbrojtëse, sulmuesi do të zbresë në fushë në vijim me një maskë mbrojtëse, për të shmangur përkeqësimin e situatës. Një lajm i mirë për trajnerin Deschampes, por dhe tifozët francez, të cilët do shohin yllin e skuadrës sërish në fushë.

Vetë ai ka postuar në rrjetet sociale, ku iu kërkon ndjekësve ide për maskën me të cilën do të shfaqet në fushën e blertë.

Mbappe shmang operacionin, do të jetë ‘zorro’ i
Postimi pas ndeshjes

Mbappe udhëheq skuadrën e tij për herë të parë si kapiten në një kampionat Europian e do të kërkojë që të fitojë të vetmin trofe që ende nuk e ka në palmaresin e tij me Kombëtaren. Ndonëse vetëm 25-vjeç, kapiteni i Francës ka fituar Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës. Ndeshja e radhës për Francën do të jetë me 21 qershor përballë Holandës. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB