Qytetërim

‘Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë’, Loredana i përgjigjet Mozzik pas lidhjes me Lotinën

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, ndërsa shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për deklaratat e tyre, ndërsa fansat kanë pritur një ribashkim të mundshëm

E.K
‘Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur
Mozzik, e dashura e re dhe Loredana

KOSOVË- Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi, i cili pak ditë më parë ishte dhe në jug të Shëipërisë.

Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar, ndërsa lidhja vijon prej afro dy vitesh.

Tashmë edhe reperi Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve Mozzik ka zbuluar se është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Së fundmi i ftuar në një intervistë Mozzik ka folur për albumin e ri dhe jetën personale, ku është shprehur se partnerja e tij e re Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këto 28 vite jetë.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër…Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, u shpreh Mozzik.

Së fundmi pas deklaratave të Mozzik, Loredana ka postuar disa foto me partnerin e saj, Karim, të cilat u kupruan nga fansat si një përgjigje e Loredanës duke treguar se edhe dhe ajo është e dashuruar dhe e lumtur me Karim. Në postim ajo shkruan: Dashuri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by babymama (@loredana)

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB