Qytetërim

Frika nga frika, si ta shmangim

Gjatë një sulmi paniku ju përjetoni frikën e vdekjes pa u kërcënuar në të vërtetë nga kjo e fundit. Djersitje, marramendje, dridhje, rrahje të zemrës, gulçim - simptomat janë sinjale të qarta alarmi fizike

Daniela Bono
Frika nga frika, si ta shmangim
Ataku i panikut

TIRANË- Nuk ka dyshim, ankthi dhe sulmet e panikut janë përvoja jashtëzakonisht të pakëndshme. Ndaj për këtë shpesh lind frika nga frika, e ashtuquajtura frika e pritjes. Kjo i mundon të prekurit, edhe nëse nuk ndiejnë për momentin ndonjë panik akut. Ja 3 këshilla për ju për të luftuar frikën e ankthit si dhe për të thyer rrethin vicioz të tensionit të vazhdueshëm.

Por cila është frika nga frika?

Gjatë një sulmi paniku ju përjetoni frikën e vdekjes pa u kërcënuar në të vërtetë nga kjo e fundit. Djersitje, marramendje, dridhje, rrahje të zemrës, gulçim - simptomat janë sinjale të qarta alarmi fizike. Ato shoqërohen me ndjenja të forta frike, paniku dhe dëshpërimi. Shpesh lindin mendime sikur ti ke për të humbur përfundimisht kontrollin, për të vdekur ose ke për t'u çmendur. Për shkak se këto kushte janë jashtëzakonisht të pakëndshme dhe të prekurit shpesh sulmohen papritur nga këto ndjesi, ata frikësohen paraprakisht se mos ato vërtet do të ndodhin. Kjo frikë quhet frika nga frika ose frika duke pritur.

Si mund ta njoh unë këtë frikë pritje?

Të presësh tërë frikë është një gjendje pasigurie dhe ankthi i vazhdueshëm. Nga njëra anë, kjo i referohet ndjenjës torturuese të panikut që dikush i frikësohet vazhdimisht, dhe nga ana tjetër, mendimeve për situata të caktuara. Për shembull, nëse përjetoni një sulm paniku në zyrë, do të ndiheni të shqetësuar gjatë mbrëmjes dhe sidomos para se të shkoni në punë mëngjesin tjetër.

Nëse e lejoni veten të udhëhiqeni nga kjo formë frike, ndodh ajo që njihet si sjellje shmangieje. Të prekurit më pas shmangin situatat dhe aktivitetet që i lidhin me frikën. Në këtë shembull, ju fillimisht do të donit të mungonit në punë dhe do të njoftonit shpesh e më shpesh se jenitë sëmurë. Frika do të rritet saqë pastaj ju do keni frikë të udhëtoni apo edhe flini vetëm. Do keni frike te shkoni dhe vetem ne dyqan apo te mbyllni shume aktivitete vetem.

Ankthi, çrregullimi i panikut dhe fobitë

Por ku frika bëhet torturuese, kur sulmet e panikut ndodhin në mënyrë të paqartë, shpesh disa herë në situata të ndryshme brenda një muaji dhe pritja se paniku do të ndodhë nga casti në cast, ky quhet çrregullim paniku.

Por frika ka lidhje edhe me të ashruquajturat fobi, si përshembull, frika nga objekte apo situata të caktuara. Një ndër fobite më të shpeshta është Klaustrofobia, frika nga hapësirat e mbyllura dhe ato të ngushta.  E kundërta do të quhej Agorofopia, frika nga ambientët e gjera plot me turma.

Por qoftë me situata specifike të caktuara apo të pacaktuara, frika nga frika është kaq e pakëndshme dhe shpesh një shkak, pse cilësia e jetës bëhet kaq e kufizuar.

Cfarë mund të bëjë njeriu kundrejt këtyre emocioneve?

1: Perceptoni llojin e pritjes ndaj frikës

Kjo kuptohet si dicka banale ose e tepërt për atë që e përjeton. Sigurisht ata që janë të prekur  ndjejnë frikë në atë lloj forme ekstreme sa ky sugjerim do ju dukej kot. Por jo, këshilla nuk është që të nënshtroheni, por ju duket të njihni frikën që po përjetoni, ta vëzhgoni, gjurmoni dhe të reflektoni, fiks si një shkencëtar që po vëzhgon një fenomen interesant, apo si një fëmijë që njihet për herë të parë me një objekt në jetën e tij.

Pra, nëse vëreni se kjo frikë po afrohet apo edhe tashmë është e pranishme, hapi i parë që mund të bëni është të vini re se ekziston frika nga frika. Më pas, vini re se si ndihet, çfarë mendimesh lidhen me të dhe si reagon trupi juaj ndaj tij. Në vend që të biesh pre, luaj me të, shikoje si një film, por në të cilin ti nuk do të luash asnjë rol.

2: Bëhuni të vetëdijshëm për kufizimet dhe vlerat

Sjellja e shmangies, e kemi përmendur tashmë që është diçka që mund të dëmtojë shumë cilësinë e jetës. Kur keni frikë, ju duhet vazhdimisht të siguroheni që nuk jeni vetëm në shtëpi, nuk mund të shkoni më në koncerte, nuk guxoni më të udhëtoni apo të bëni telefonata të rëndësishme. Është e rëndësishme të jeni të qartë se çfarë është e rëndësishme për ju në jetë dhe cilat gjëra ndaloni së bërë për shkak të frikës. Mendoni jo vetëm se çfarë sakrificash keni bërë në të kaluarën, por edhe se si dëshironi të duket jeta juaj në të ardhmen: Çfarë aktivitetesh do të bënit nëse ky ankth parashikues nuk e kontrollon më sjelljen tuaj? Cilët njerëz do të shihnit, cilat vende do të shkonit dhe cilat synime do të ndiqnit nëse do të ishit të lirë nga frika e frikës? Është më mirë t'i shkruani këto përgjigje.

3: Guxim në vend të frikës

Ilaçi më efektiv kundër frikës është dhe mbetet guximi. Në psikoterapi flitet për "ekspozim" kur bëhet fjalë për të përballuar frikën tuaj. Pika kryesore është, njohuni me frikën tuaj dhje më pas që ndiqni këshillën 2, pavarësisht nëse keni frikë nga frika apo jo. Natyrisht, kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, sepse për shumë njerëz, frika shkakton reagime fizike aq të forta saqë kanë frikë se nuk do të mund të marrin frymë ose do të pësojnë një atak në zemër. Kuptohet se kjo mund të shkaktojë ankth edhe më shumë dhe madje shumë intensiv. Prandaj, nëse doni të përballeni me frikën tuaj në kontekstin e një ekspozimi, është mirë të ndërmerrni hapa të vegjël dhe ndoshta edhe me mbështetjen profesionale nga një psikoterapist. Për shembull, në vend që të planifikoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, fillimisht mund të merrni transportin publik në një park në një pjesë tjetër të qytetit, udhëtoni në një autobus të mbushur plot me njerëz, ose mund të qëndroni vetëm në shtëpi gjatë natës.

Vazhdoni t'i kujtoni vetes: praktika të bën profesionist. Edhe nëse nuk e kapërceni menjeherë plotësisht frikën nga frika, me kalimin e kohës dhe pavarësisht pengesave të mundshme, do të vini re një ndryshim, ju do të jeni në gjendje të kontrolloni frikën tuaj, ta studioni atë që më pas të dini ti vini barriera dhe të beheni të paprekshëm nga ajo./Victoria Bindrum, psikologe- përktheu Daniela Bono- ZËRI 

Poll

MOS HUMB