
TIRANË- Sami Rexhepi ishte tifozi që kaloi të gjitha radhët e sigurisë dhe u fut në fushë teksa Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luante me atë të Italisë. Në një intervistë përmes "Skype" për emisionin "Top Arena", Rexhepi sqaroi edhe njëherë se e gjitha kishte ardhur si pasojë e një basti që kishte pasur me të birin. Duke qenë se jeton në Gjermani, tregoi se do të jetë edhe nesër në stadium për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen me Kroacinë, por nuk zbuloi ndonjë plan për të përsëritur aventurën e pak ditëve më parë.
Pjesë nga intervista në Top Arena:
Rexhepi: Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani.
Si të erdhi ideja për t'u futur në fushë?
Rexhepi: Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta, tashë hajde se po e shoh çfarë po bëhet dhe u futa brenda. I kam thënë që edhe sot jam live.
Pse u fute kur Shqipëria po krijonte gjithë ato raste, pse nuk u fute pjesën e parë që po pësonim golat?
Rexhepi: E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda. Ashtu më erdhi, të futesha në atë minutë.
Kë kishe lojtar të preferuar që do të dojë t'i jepje dorën?
Rexhepi: Të gjithë janë për mua!
Çfarë ndodhi me policinë më pas?
Rexhepi: U gjobita, por do presim çfarë do ndodhë. Por edhe do ketë probleme, por e dija që mund të ketë probleme...
Nëse të përjashtojnë nga stadiumet?
Rexhepi: Më kanë ndaluar në Itali të futem në stadiume…
Të mërkurën do të shkosh?
Rexhepi: Normale që do të shkoj!/ZËRI