Qytetërim

Skandali i bamirësisë! Chiara Ferragni akuzohet për mashtrim: Besoja se nuk do të shkoja në gjyq

Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 23 shtator. 

F.I
Skandali i bamirësisë! Chiara Ferragni akuzohet për mashtrim:
Chiara Ferragni

ITALI- Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni ka përfunduar në dyert e drejtësisë italiane, për shkak të reklamave me ëmbëlsirat "Pandoro" dhe "Vezët e Pashkëve", gjatë kohës së pandemisë, duke i shitur ato si bamirësi. Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 23 shtator. 

Lajmi u bë i ditur nga mbrojtja e blogeres,avokatët Giuseppe Iannaccone dhe Marcello Bana, të cilët u shprehën se Ferragni nuk ka kryer asnjë krim. Chiara Ferragni, nga ana e saj, gjithashtu deklaroi se nuk ka mashtruar askënd dhe ka menduar se është e panevojshmë të shkojë në gjyq.

"Është e padrejtë, nuk kam mashtruar askënd. Sinqerisht besoja se nuk ishte e nevojshme të zhvillohej një gjyq për të vërtetuar se nuk kisha mashtruar kurrë askënd. Fatkeqësisht, do të më duhet të jetoj edhe për një kohë me këtë akuzë të cilën e konsideroj thellësisht të padrejtë, por jam gati të luftoj me vendosmëri për të nxjerrë në pah pafajësinë time absolute”,- u shpreh Ferragni.

Në fund të dhjetorit 2024 Ferragni kishte arritur marrëveshje me Codacons për kompensimin e konsumatorëve me 200 mijë euro për bamirësi. Megjithatë, zgjidhja gjyqësore nuk rezultoi e suksesshme dhe prokuroria vendosi të rishqyrtojë akuzat.

Çfarë ishte skandali 'Pandoro'?

Në vilir 2023, gjatë festave të fundvitit, Ferragni bënte promovimin e pandorove që mbanin emrin e saj. Influencuesja kishte premtuar se për çdo shitje të ëmbëlsirës Balocco, një pjesë e parave do të shkonin për bamirësi, por e gjitha ishte një reklamë pasi paratë shkonin vetëm për kompaninë. Mendohet që nga ky bashkëpunim të jenë fituar rreth 1 milion euro, por ka rezultuar që asnjë qindarkë nuk ka shkuar për bamirësi. Chiara bashkë më kompaninë u gjobitën me një shumë prej 1.75 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB