
TIRANË- Gazetarja Blerta Tafani ka reaguar ndaj një lajmi ku pretendohej se rroga e saj mujore në Radio Televizionin Shqiptar nën drejtimin e Alfred Pezës arrinte në 14 mijë euro. Tafani përmes postimit të saj ka thënë se këto lajme janë publikuar nga vetë Peza, i cili po përpiqet të pastrojë imazhin e tij dhe të dëmtojë të sajin.
Me ironi, gazetarja tha se paga e saj ka qenë shumë e lartë, por nuk i ka mjaftuar për të blerë një apartament.
“Kur nuk ke pune do luash deren. Ashtu sic ben dikush tani qe ka mbetur pa pune, nuk del dot nga shtepia nga ndershmeria e madhe qe e ka karakterizuar, nuk di me se te merret dhe po mendon se po me demton mua e po pastron llumin e vet! Po ju ka informuar gabim! Nuk ka qene 14 mije, ka qene 140 mije euro ne muaj! Vetem se nuk me mjaftuan asnjehere sa per te blere apartamente ne mes te bllokut, e per ti dhene me qera…”, shkruan Tafani.

Alfred Peza dha dorëheqjen nga pozicioni si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së në shtator të vitit 2014. Me dorëheqjen e tij një një hije skandali mbuloi ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Asokohe u raportua se gazetarja Blerta Tafani i dërgoi një letër Këshillit Drejtues të RTSH, ku Peza akuzohej edhe për ngacmim seksual në punë. Por disa orë më vonë, pas publikimit, vetë Tafani mohoi se letrën e ka dërguar ajo me pretendimin se nuk ka firmën e saj. Madje shton se nuk ka nisur asnjë çështje dhe nuk ka bërë asnjë denoncim. Por, për situatën mes tyre dhe vërtetësinë në lidhje me letrën, gazetarja Blerta Tafani ka kërkuar kohë./ZËRI