
LOS ANGELES- Reperi dhe partneri i Rihannës, A$AP Rocky akuzohet se qëlloi me armë zjarri ish-shokun e tij të fëmijrësië. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, mund të përballet me 24 vjet burg nëse dënohet për dy akuza për sulm, një incident i ndodhur vitit 2021 pranë një hoteli të Hollywood-it.
Ylli i hip-hop-it i nominuar për Grammy, i cili është gjithashtu një manjat i modës dhe partneri i këngëtares Rihanna, është deklaruar i pafajshëm dhe i ka mohuar akuzat. Shoku i tij i fëmijërisë Terell Ephron, dëshmoi vitin e kaluar se plumbat e plagosën rëndë dhe kreu një trajtim mjekësor në një spital të Nju Jorkut. Autoritetet thonë se të shtënat ndodhën më 6 nëntor 2021 pas një “debati të nxehtë” në Hollywood midis reperit dhe Terell Ephron, të cilët ishin të dy pjesë e kolektivit hip-hop të A$AP Mob dhe u njihen me njëri-tjetrin që në shkollë të mesme.
Sipas dokumenteve të akuzës, reperi dyshohet se fillimisht e ka nxjerrë armën në mënyrë për ta kërcënuar gjatë një debati fizik, pranë Hollywood Walk of Fame. Prokurorët thonë se ai më pas ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të mikut të tij, i cili është plagosur lehtë. /ZËRI