
SHBA- Shumë besonin se Angelina Jolie do të ishte një nga favoritet e mëdha për Oscar për aktoren më të mirë. Publiku nuk i ndaloi dot duartrokitjet pasi filmi "Maria" u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit në Venecia më 29 gusht 2024. Në ditët në vijim, ekspertët dhe kritikët e artit menduan se performanca e Jolie do t'i jepte një Oscar.
Madje e futën edhe në listën e favoritëve. Por 5 muaj më vonë, aktorja 49-vjeçare jo vetëm që nuk është favorite, por as nuk është nominuar për “statuetën e artë” në çmimet e ardhshme të Akademisë. Ky fakt, sipas njerëzve të saj të afërt, e ka mërzitur pasi dëshironte që të shpërblehej për punën e bërë.
"Është një rol që ajo e mori shumë personalisht dhe është e dëshpëruar që nuk u nominua,"- tha një person që e njeh mirë për Page Six, duke shtuar: Vetëm vini re sa shumë ajo e ka promovuar filmin. Ajo shkoi tek Jimmy Fallon pas një dekadë, dha shumë intervista. Ajo e donte shumë këtë nominim.
Megjithatë, një tjetër “ekspert” nga bota e Hollivudit, i cili donte të mbetej anonim, e çoi në një nivel tjetër arsyen se përse Angelina nuk ishte kandiduar për çmim; ai beson se mosmarrëveshja e saj me ish-bashkëshortin Brad Pitt dhe “mbyllja” e fundit e divorcit të tyre kanë luajtur një rol të madh.
“Doli që Hollivudi mbështet Bard Pitt. Shtypi europian e do shumë Angelinën, por Hollivudi është një çështje krejtësisht tjetër. Askush nuk është kundër Brad-it, ai është ‘fëmija i artë’ i Hollivudit, ai është i adhuruar nga të gjithë.”
Pavarësisht nëse të gjitha sa më sipër janë të vërteta apo jo, një gjë është e sigurt: Angelina Jolie humbi një Oscar të sigurtë!/ZËRI