Qytetërim

Propagandë, romancë dhe... industri! “Eksporti” i serialeve turke kap 600 mln dollarë çdo vit

Nga hitet e hershme të industrisë si melodrama Gumush, tek telenovela "1001 net", tek thrilleri Ezel ka ngulur njerëzit par televizionit.

k.m.
Propagandë, romancë dhe... industri! “Eksporti” i
Foto ilustruese

ANKARA- Serialet turke janë bërë shumë të njohura në mbarë botën. Sipas Kuvendit të Eksportuesve turq, 170 shtete blejnë serialet e tyre për çdo vit. Madje në vitin 2023 të ardhurat nga eksporti i serialeve ka shkuar në rreth 600 milionë dollarë. Suksesi ndërkombëtar i serialeve turke në vitet e fundit është i pamohueshëm dhe vazhdimisht në rritje. Nga hitet e hershme të industrisë si melodrama Gumush, tek telenovela "1001 net", tek thrilleri Ezel ka ngulur njerëzit par televizionit.

Këto seriale nisën rrugëtimin e tyre në vendet e Azisë Qendrore si Kazakistani dhe Azerbajxhani, dhe më pas u zgjeruan në vendet arabe, Amerikën Latine, Ballkan dhe Evropë. Popullariteti i serialeve turke është mbresëlënës. Çdo vit, 170 vende blejnë prodhime televizive turke dhe, sipas vlerësimeve të vitit 2023, serialet turke grumbulluan rreth 600 milionë dollarë nga eksportet.

Prezenca e tyre ndërkombëtare është vazhdimisht në rritje, me 800 milionë shikues në mbarë botën që i shikojnë këto seriale në bazë ditore. Megjithatë, pavarësisht njohjes ndërkombëtare dhe suksesit financiar, qeveria turke, nën udhëheqjen e Rexhep Tajip Erdogan, nuk e shikon gjithmonë si gjë të mirë këtë bum televiziv. Erdogan dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë kanë akuzuar seriale të ndryshme se po promovojnë mesazhe anti-islamike dhe se po minojnë sigurinë kombëtare.

Presidenti turk ka shprehur vazhdimisht pakënaqësinë e tij për temat e serialeve që prekin çështje sociale, politike dhe fetare dhe që sipas tij shpesh përhapin ide të dëmshme për shoqërinë turke. Në shumë raste, këto seriale janë në shënjestër të qeverisë dhe përballen me kufizime dhe sanksione.

Në vend të kësaj, qeveria turke nga ana e saj kërkon të promovohen prodhime që përforcojnë vlerat kombëtare dhe fetare, dhe shpesh përdorin prodhimet televizive si një mjet propagande për të promovuar imazhin dhe ideologjinë e vendit. Televizioni shtetëror turk TRT (Korporata Turke e Radios dhe Televizionit) ka ndërmarrë krijimin e serialeve që "rikrijojnë" historinë dhe traditat e kombit turk, produksioni më i famshëm "Ertugrul".

Seriali përshkruan historinë e Ertugrul, babait themelues të Perandorisë Osmane, dhe paraqet një version konservator të historisë turke që është më shumë në përputhje me vlerat e Islamit dhe konservatorizmin e AKP-së në pushtet (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) sesa me realitetin./ZËRI

Poll

MOS HUMB