Qytetërim

Skandali me bamirësinë, 'Coca-Cola' ndalon reklamën me Chiara Ferragni

Reklama duhej të transmetohej duke filluar nga fundi i janarit, pak para fillimit të Festivalit të ardhshëm të Sanremos.

f.t
Skandali me bamirësinë, 'Coca-Cola' ndalon reklamën me
Chiara Ferragni

ITALI- Si duket skandali me shitjen e pandorove Balocco dhe mashtrimin se lekët e fituara do shkonin për bamirësi do i kushtojë shumë Chiara Ferragni-t. Pas skandalit edhe kompania 'Coca-Cola' ka bërë një hap prapa ndaj bashkëpunimit me blogeren italiane.

Kompania ka ndërprerë reklamat me Ferragnin. Reklama duhej të transmetohej duke filluar nga fundi i janarit, pak para fillimit të Festivalit të ardhshëm të Sanremos.

"Kemi punuar me Chiarën në Itali në 2023, edhe për disa xhirime të mbajtura dhjetorin e kaluar. Për momentin nuk po planifikojmë për bashkëpunime,"-thuhet në shënimin nga kompania.

Në vitin 2023, blogerja mori pjesë në Festivalin e Këngës Italiane, e cila u përfol shumë nëpër media, madje edhe për veshjet e zgjedhura për të përfaqësuar krenarinë dhe fuqizimin e femrës. Këto ishin të gjitha arsyet që kishin bërë që Coca Cola ta zgjidhte atë si dëshmitare për fushatën italiane në fillim të vitit ku xhirimet do zhvilloheshin në Milano.

Ferragni bënte promovimin e pandorove që mbanin emrin e saj. Influencuesja kishte premtuar se për çdo shitje të ëmbëlsirës Balocco, një pjesë e parave do të shkonin për bamirësi, por e gjitha ishte një reklamë pasi paratë shkonin vetëm për kompaninë. Mendohet që nga ky bashkëpunim të jenë fituar rreth 1 milion euro, por ka rezultuar që asnjë qindarkë nuk ka shkuar për bamirësi. Chiara bashkë më kompaninë u gjobitën me një shumë prej 1.75 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB