Qytetërim

'Mashtrimi' i saj u bë shkak për ligjin e ri për bamirësinë, reagon Chiara Ferragni

Ferragni me një deklarartë të shkurtër ka shprehur se ndihet e lumtur që është vendosur legjislacioni i ri.

f.t
'Mashtrimi' i saj u bë shkak për ligjin e ri për
Chiara Ferragni

ITALI- Këshilli i Ministrave në Itali ka marrë një vendim së fundmi sa i takon legjislacionit që i përket bamirësisë, teksa do të ushtrojë kontrolle më strike dhe do të ketë më shumë transparencë mbi këtë akt. Kontrollet vijnë pas "skandalit" që ndodhi me Chiara Ferragnin dhe rastin e 'Balocco-s'.

Një reagim ka ardhur edhe nga vetë Chiara Ferragni, e cila me një deklarartë të shkurtër ka shprehur se ndihet e lumtur që është vendosur legjislacioni i ri.

“Jam shumë e lumtur që qeveria e zgjidhi kaq shpejt mungesën legjislative që kishte vendi. Ajo që më ndodhi mua më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është të ketë rregulla për vendimarrjet e bamirësisë që lidhen me reklamime. Fatura finale e deklaruar (pjesë e ligjit të ri) do shmangë çdo gabim njerëzor apo dashakeq, por do të heqë edhe të gjitha dyshimet për mashtrime ndaj atyre që i ndërmarrin”, tha Ferragni.

Ligji në fjalë parashikon mbi 50.000 euro gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e të ashuquajturës “ddl Ferragni” në transparencën e reklamimit të produkteve që shkojnë për bamirësi. Kujtojmë se influencerja u vu në qendër të akuzave, teksa në mediat italiane dolën disa fakte në lidhje me mashtrimin me fushatën e bamirësisë, të bërë një vit më parë (për Krishtlindje dhe për Pashkë) mes saj dhe kompanisë “Balocco”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB