
ITALI- “Illyrian Pure Sport” quhet makina e parë shqiptare, e cila u prezantua ditën e djeshme në ekspozitën TREDITECH, në Torino të Italisë. Makina e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.


“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, i cili është nga Drenasi i Kosovës, por i rritur në Itali. Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën. Makina pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”./ZËRI