Qytetërim

Mbyllen hetimet për Chiara Ferragni, 1.2 mln euro gjobë

Edhe prodhuesi i vezëve të Pashkëve, "Cerealitalia", do t'i japë fondacionit të paktën 100,000 euro, përveç parave të Ferragnit.

k.m.
Mbyllen hetimet për Chiara Ferragni, 1.2 mln euro gjobë
Chiara Ferragni

ROMË- Kompanitë e kontrolluara nga influencuesja italiane e modës Chiara Ferragni kanë rënë dakord të paguajnë të paktën 1.2 milionë euro për “I Bambini delle Fate".

Vendimi është marrë pas përfundimit të hetimit për çështjen "Pandoro". Autoriteti Antitrust Italian tha se kompanitë e Ferragni-t, "Fenice" dhe "TBS Crew" do të duhet të paguajnë 1.2 milionë euro gjatë tre viteve financiare për bamirësinë, e cila ndihmon fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara.

Por jo vetëm kaq!

Edhe prodhuesi i vezëve të Pashkëve, "Cerealitalia", do t'i japë fondacionit të paktën 100,000 euro, përveç parave të Ferragnit. Në rast se vendimet nuk do të zbatohen, gjoba mund të shkojë deri në 10 milionë euro.

Zyra e shtypit e Ferragni nuk u përgjigj pas vendimit të marrë, edhe pse u kontaktua menjëherë nga agjensia "Reuters".

Ferragni, i cili ka pothuajse 29 milionë ndjekës në Instagram, u gjobit vitin e kaluar me pothuajse 1.1 milionë euro nga AGCM lidhur me rastin "Pandoro". Pas publikimit të skandalit, Ferragni pranoi gabimin, ndërsa qeveria e Italisë, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj polemikave, shtrëngoi rregullat për eventet e bamirësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB