Qytetërim

Brad Pitt, 60-vjeçari që s'plaket kurrë

I mbërritur në xhirimet në Londër për filmin e ri që po përgatit, Pitt bëri përshtypje me kombinimin ngjyrë bezhë dhe veshjen e pilotit të Formula 1 që kishte veshur.

E.K
Brad Pitt, 60-vjeçari që s'plaket kurrë
Brad Pitt

Çdo dalje publike e Brad Pitt është objekt diskutimi në agjencitë ndërkombëtare dhe jo vetëm për zhvillimet e pakëndshme në marrëdhëniet me fëmijët e tij. Pamja e jashtme e yllit të Hollivudit nuk i ngjan një mashkulli 60-vjeçar dhe me rastin e fotove dhe videove të reja të publikuara, Pitt pushtoi sërish mediat. I mbërritur në xhirimet në Londër për filmin e ri që po përgatit, Pitt bëri përshtypje me kombinimin ngjyrë bezhë dhe veshjen e pilotit të Formula 1 që kishte veshur.

Problemet me fëmijët e tij

Hapi i parë u hodh nga Pax, Zahara dhe së fundmi Vivienne.  Tani, dokumentet e siguruara nga TMZ kanë bërë publike kërkesën e Shiloh Pitt-Jolie, e cila zyrtarisht kërkon që mbiemri i babait të saj të hiqet nga emri. Ajo dorëzoi dokumentet e nevojshme në ditëlindjen e saj të 18-të, të hënën, 27 maj, dhe kërkoi që emri i saj i ri ligjor të ishte Shiloh Jolie. Zhvillimi i mësipërm erdhi menjëherë pas lajmit nga rrethi i Pitt-it se aktori 60-vjeçar dëshiron të rivendosë lidhjen e tij të “këputur” me vajzën e tij, Shiloh./ZËRI

Poll

MOS HUMB