Qytetërim

Takimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin në ‘derën’ e shtëpisë, Meritoni pushime me Ilnisën në Turqi

Edhe pse ish-partnerja e Meritonit ka qenë së bashku me djalin në Kosovë, një takim mes tyre ende nuk ka ndodhur

E.K
Takimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin në
MERITONI ME PUSHIME DHE DJALI

TIRANË- Meriton Mjekiqi ishte padyshim një prej personazheve që shkaktoi më shumë bujë me pjesëmarrjen e tij në Big Brother, edhe për shkak të historisë prekëse që tregoi, se djali i tij i vetëm, Loari, ishte me autizëm. Megjithatë problemet e Meritonin me rritjen e të birit, nuk fillojnë dhe as mbarojnë me spektrin e autizmit. Reperi dhe moderatori nga Kosova, ka një marrëdhënie shumë të tensionuar me ish-partneren e tij, Egestën, e cila duket se e ndalon që ai të takojë djalin e tij.

Një takim me djalin u kërkua shumë që të realizohej brenda shtëpisë së Big Brother, por një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga ish-partnerja e Meritonit e cila jeton në Austri. Edhe pse shumë shpesh tregon se udhëton drejt Kosovës, si në fotot e publikuara së fundi në rrjetet e saj sociale.

Takimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin nëTakimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin nëTakimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin në

Së bashku me djalin ajo ka qenë në malësinë e Rugovës, ndërkohë që ende duket se nuk ka pasur një takim të Loarit me Meritonin. Ky i fundit, është shfaqur prej disa ditësh duke shijuar pushimet e tij në çift me Ilnisën, në një resort luksoz në Turqi.

Takimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin nëTakimi që nuk u bë kurrë! Egesta ia çon djalin në

Edhe pse djali ka qenë shumë pranë tij, në vendlindjen Kosovë, edhe këtë herë Meritoni e ka pasur të pamundur që të bindë partneren e tij për një takim. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Meritoni është shfaqur rrallë në intervista televizive, ndërsa shijon lidhjen e tij me Ilnisën, e cila nuk ka marrë ende bekimin e të gjithë familjarëve të tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB