
ITALI-Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrestimin e arkitektëve ndërkombëtar Stefano Boerit dhe Cino Zucchi. Arkitektët akuzohen për manipulim ofertash dhe rrezikojnë të përfundojnë në arrest shtëpie, shkruan Ansa.
Hetimet kanë nisur mbi një vit më parë për një konkursin ndërkombëtar të projektimit për ndërtimin e "Beic"-it të ri, Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës, e financuar me 101 milionë euro, ajo duhet të ndërtohet deri në vitin 2026 në zonën e Porta Vittoria-s.
Boeri dhe Zucchi janë gjithashtu nën hetim për "deklarime të rreme për identitetin e tyre ose cilësitë personale ose të të tjerëve". Gjyqtari hetues megjithatë rrëzoi sekuestrimin parandalues të mbi 5.2 milionë eurove për llogari të personave nën hetim dhe firmave profesionale të përfshira.
“Jam i befasuar dhe shumë i mërzitur. Pres takimin me gjyqtarin për hetimet paraprake”-nga kërkesa e arrestit, shpjegoi Boeri, në hetim edhe për menaxhimin urban, atë të Bosconaviglit.
Boeri akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar "bashkëpunimin e shpeshtë profesional" mes studios së tij dhe projektit SCE, të drejtuar nga Manuela Fantini (e cila ishte gjithashtu pjesë e konsorciumit fitues), të dokumentuar nga 9 fatura për 117,728 euro të lëshuara nga SCE për Stefano Boerin.
Sipas Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza, këto janë "metodat mashtruese" me të cilat manipulohej "kryerja e rregullt e tenderit"./ZËRI