Qytetërim

Skandali i mashtrimit! Chiara Ferragni rikthehet me një mesazh

Në mesazhin e saj Ferragni i ndau njerëzit në dy grupe, në ata që e mbështetën dhe e falën gabimin e saj dhe ata që e sulmuan verbalisht.

f.t
Skandali i mashtrimit! Chiara Ferragni rikthehet me një mesazh
Chiara Ferrgani

ITALI- Pas një heshtjeje të gjatë për skandalin me shitjen e pandorove Balocco dhe mashtrimin se lekët e fituara do shkonin për një spital në kurën e fëmijëve, Chiara Ferragni është rikthyer në rrjete sociale. Influencuesja ka publikuar sot një mesazh për miliona ndjekësit e saj.

Në mesazhin e saj Ferrgani i ndau njerëzit në dy grupe, në ata që e mbështetën dhe e falën gabimin e saj dhe ata që e sulmuan verbalisht por edhe ‘fizikisht’ siç bënë pak ditë më parë me dyqanin e saj në Romë.

MESAZHI:

Unë do të doja të them një gjë. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë ditëve të fundit dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar.

Falënderoj të gjithë ata njerëz që dërguan një mesazh apo një mesazh direkt, që më pyetën si isha, që më inkurajuan të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të minojnë por të ndihmojnë.

Për ata që shprehën mendimin e tyre, qoftë edhe negativ, me një ton të qetë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të diskutuar, reflektuar dhe filluar përsëri. Njerëzit që ju duan vërtet mund të shihen në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Faleminderit shumë.

Skandali i mashtrimit! Chiara Ferragni rikthehet me një mesazh
POSTIMI

Ferragni bënte promovimin e pandorove që mbanin emrin e saj. Influencuesja kishte premtuar se për çdo shitje të ëmbëlsirës Balocco, një pjesë e parave do të shkonin për bamirësi, por e gjitha ishte një reklamë pasi paratë shkonin vetëm për kompaninë. Mendohet që nga ky bashkëpunim të jenë fituar rreth 1 milion euro, por ka rezultuar që asnjë qindarkë nuk ka shkuar për bamirësi. Chiara bashkë më kompaninë u gjobitën me një shumë prej 1.75 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB