Qytetërim

Fushata 'mashtruese' me Vezët e Pashkëve, Prokuroria Italiane nis hetimet

Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet për Chiara Ferragnin, e cila dyshohet se shiste vezë Pashkësh, duke thënë se paratë shkojnë për bamirësi.

D.XH
Fushata 'mashtruese' me Vezët e Pashkëve, Prokuroria
Chiara Ferragni

MILANO – Influencerja italiane Chiara Ferragni ndodhet në telashe të mëdha. Jo vetëm panetonet të dizajnuara nga Chiara Ferragni, por edhe vezët e Pashkëve kanë përfunduar në dyert e Prokurorisë së Milanos, e cila pardje hapi një hetim, padi penale, për rastin e tortës së Krishtlindjes të reklamuar nga influencuesja e njohur, që kishte thënë se po bënte bamirësi.

Zëvendësprokurori Eugenio Fusco, që po heton dosjen, takoi sot delegacionin në Njësinë e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Gdf-së për të kryer hetime edhe për operacionin e vezëve të Pashkëve, ‘Dolci Preziosi’.

Kompania ka deklaruar se nuk ka asnjë përgjegjësi në aferën e bamirësisë. Prokurororia ka dyshime se fushata ishte një aksion i supozuar komercial nga Ferragni, maskuar si një fushatë bamirësie për mbledhjen e fondeve, gjoja për të dhënë para për fëmijët e sëmurë.

Sponsorizimi i vezëve të Pashkëve, sipas hetimeve fillestare, ka ndodhur me të njëjtën skemë si ëmbëlsira e Krishtlindjes. Siç u shpjegua ditët e fundit nga Cerealitalia, pronar i markës ‘Dolci Preziosi’, Ferragni mori 500 mijë euro në 2021 dhe 700 mijë euro në 2022 për shoqatën ‘I bambini delle Fate’.

Megjithatë, në këtë rast, vezët e Pashkëve kishin të njëjtin çmim me ato normale dhe nuk ndodhi si me panetonet, që shiteshin me një çmim shumë më të lartë se çmimi i tregut./ZËRI/

Poll

MOS HUMB