
TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja mesa duket i ka dhënë martesës disa vjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi. Paja lidhi kurorë me partneren e tij në vitin 2019, por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes çiftit.

Prej kohësh asnjë nuk postonte me tjetrin, por dyshimet janë shtuar kur nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik. Aktori u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë. Ndërsa bashkëshortja e tij nuk u duk askund, ndryshe nga sa ka ndodhur në ngjarje të ngjashme.
Por duket se "vulën" ia vuri fakti që Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale. Në Instagram, ajo nuk e ka "folloë" aktorin, por deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka bërë me dije se çfarë po ndodh mes tyre.
Çifti janë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë më 28 tetor 2019./ZËRI