
TIRANË- Kur na ndan më pak se një muaj nga nisja e Big Brother, tashmë është gjithnjë e më e qartë, ajo që ka raportuar ZËRI se Ledion Liço do të moderojë spektaklin. Kjo është përforcuar nga një postim që ka bërë dje Lori Hoxha, e cila teksa postonte një foto krah Sarës dhe Ledionit shkruante: Mirëserdhe përsëri në rrjetet sociale Ledion Liço. Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti.

Lori dhe Sara shpesh herë kanë ndarë në Instagram foto nga shtëpia që ndërtohet, ndërsa spektakli do të nisë në mesin e muajut Janar. Këtë vit duket që shumë gjëra kanë ndryshuar. Logoja nuk është më ajo që ka qenë më parë e madje dhe ngjyrat e saj kanë ndryshuar.
Syri në logo mendohet që është i Luizit, dhe se ai do të jetë edhe vëllai i madh. Luizi nuk i ka pohuar e as mohuar këto, e madje ka postuar edhe profilin e Ledionit në Instagram, të cilit i uronte mirëseardhjen.
Ndërsa nga Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim për nisjen e spektaklit që për shumë vite i është besuar asaj, edhe pse në një Instastory do të shkruante se së shpejti do të kthehej në ekran.
/ZËRI