
ITALI- Luis Garcia Plaza, trajneri i Deportivo Alaves nuk e ka pritur fare mirë golin e shënuar nga Real Madrid në minutat shtesë. Skuadra e tij duket se ishte në rrugën e duhur për të siguruar një pikë në shtëpi përballë gjigandëve të La Ligës, por rezultati i pritur u përmys në minutat shtesë të lojës.
Pamjet e publikuara tregojnë trajnerin duke ‘shkatërruar’ gjithçka që i dilte përpara. Plaza rrëzoi një ftohës akulli, përpara se të kapte një nga stafi i tij dhe ta shkundte mirë. Plaza shihet i nevrikosur teksa hedh pallton dhe kapelën përpara se të kthehej në vendin e tij, ku filloi me tërbim të shkelmonte këmbët.
Yo con el enfado de Luis García Plaza tras el gol de Lucas Vázquez no voy a poder. Como engancha y zarandea a uno y este acepta su destino
— ???? (@finallyxpablo) December 21, 2023
pic.twitter.com/aQ8rBvnUgL
Goli i shënuar nga Lucas Vasquez shkatërroi gjithçka pavarësisht se skuadra e Carlo Ancelottit ishte me 10 lojtarë pasi Nacho Fernandez mori karton të kuq gjatë pjesës së dytë. /ZËRI