Qytetërim

Vin Diesel akuzohet nga ish-asistentja për abuzim seksual

Ajo ka ngritur padi edhe për faktin se kompania e tij e pushoi disa orë pas sulmit seksual.

f.t
Vin Diesel akuzohet nga ish-asistentja për abuzim seksual
Vin Diesel

SHBA- Aktori Vin Diesel është paditur nga ish-asistentja e tij, Asta Jonasson për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit 'Fast Five' në vitin 2010. Padia e Jonasson, e cila u ngrit në Los Anxhelos të enjten, pretendon se abuzimi seksual ndodhi në hotelin St Regis të Atlantës. 

Ish-asistentja personale e aktorit të Fast & Furious pretendon se ai e detyroi të shkonte me të në një dhomë hoteli. Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi atë në një mur ndërsa ai kryente një akt seksual me veten e tij. 

"Diesel u përpoq të hiqte të brendshmet e Jonasson-it përpara se ajo të bërtiste dhe të përpiqej të shkonte në një banjë aty pranë. Jonasson nuk mundi të shpëtonte dhe mbylli sytë, e frikësuar se mos nevrikoste më shumë Vin Diesel duke e refuzuar dhe duke u përpjekur të shkëputej. Ishte duke uruar që sulmi të përfundonte", -thuhet në tekstin e ankesës, duke shtuar se ajo "ishte e në gjendje shoku dhe e paaftë për të lëvizur”, derisa më në fund e liroi.

Në një deklaratë të dhënë për CBS News, Bryan Freedman, avokatI i aktorit, deklaron: "Më lejoni të jem shumë i qartë, Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësi. Kjo është hera e parë që ai ka dëgjuar ndonjëherë për këtë në 13 vjet.  Ka prova të qarta që hedhin poshtë plotësisht këto pretendime të çuditshme."  

Ajo ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit, për faktin se e u pushua nga puna vetëm disa orë pas sulmit të supozuar. 

“Ishte e qartë se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale”, thuhet në padi.

Përveç dhunës seksuale, padia e saj përfshin pretendime për diskriminim gjinor, hakmarrje të paligjshme, shqetësim emocional dhe përfundim të gabuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB