Qytetërim

“Big Brother Vip Kosova” do bëhet me kod

Kjo është bërë me qëllim që të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

E.K
“Big Brother Vip Kosova” do bëhet me kod
Big Brother Vip Kosova

KOSOVË- “Big Brother Vip Kosova”, do të jetë me kod. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele. Kjo është bërë me qëllim që të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

Sipas rregullores për mbrojtjen e fëmijëve, programet e zhanrit ‘reality show’ që prodhohen dhe transmetohen në Kosovë do të mund të shikohen duke përdorur një kod. A mendoni se diçka e tillë duhet të bëhet dhe në Shqipëri?!/ZËRI

Poll

MOS HUMB