
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar mesditën e sotme nga autoritet dhe aktualisht po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Fierit nag prokurorët e SPAK. Ndalimi i Vojës vjen në kudër të një hetimi të nisur nga SPAK.
Sipas burimeve, hetimi lidhet me periudhën kur Voja mbante detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit. Konkretisht, bëhet fjalë për hetimet mbi tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, të cilat dyshohet se i janë kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, përmes dokumenteve të falsifikuara.
Sa i përket aksionit të sotëm, raportohet se Voja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Fierit. Më pas, me urdhër të kryeprokurorit të rrethir, Eljon Mustafaraj, është shoqëruar në komisariat. Po sipas burimeve, në momentin e shoqërimit, drejtori ndodhej në zyrën e tij në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa bashkë me të, mësohet se është shoqëruar edhe një ish-vartës i tij në Kadastër, me detyrë topograf.
Aktualisht, mësohet se Voja vijon të merret në pyetje, teksa nuk ende informacion zyrtar nëse ndaj tij është lëshuar urdhërarrest./ZËRI
