Aktualitet

Drejtoresha e Përgjithme Sadleva Bodo vizitë "blic" në burgun e Fierit, testohen kushtet teknike për seancat online me GJKKO-në

Gjatë vizitës, drejtoresha e Burgjeve është takuar me stafin dhe është njohur nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.

zh.ll
Drejtoresha e Përgjithme Sadleva Bodo vizitë "blic" në
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo

FIER- Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë në burgun e Fierit. Gjatë vizitës, drejtoresha e Burgjeve është takuar me stafin dhe është njohur nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës janë kryer testimet për kushtet teknike për zhvillimin e seancave gjyqësore online në GJKKO, ndërsa bashkëpuimi për këtë qëllim pritet të formalizohet.

"Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, ku u takua me stafin dhe u njoh nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.
IEVP Fier përfaqëson një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, me infrastrukturë dhe kushte që synojnë përmbushjen e standardeve evropiane, duke ndërthurur sigurinë me trajtimin dinjitoz, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të rehabilitimit, mundësive të punësimit brenda institucionit, arsimimit, ndjekjes së kurseve të formimit profesional, si dhe krijimit të ambienteve të përshtatshme për ushtrimin e besimit fetar dhe praktikimin e riteve të kultit. Gjatë vizitës u testuan gjithashtu kushtet teknike për zhvillimin e seancave gjyqësore online me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Bashkëpunimi për këtë qëllim pritet të formalizohet përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, duke synuar rritjen e sigurisë dhe eficiencës në organizimin e proceseve gjyqësore.
Siguria, respektimi i të drejtave dhe rehabilitimi mbeten shtylla themelore të një sistemi penitenciar modern, në përputhje me standardet evropiane", thuhet në njoftimin publik.

/ZËRI

MOS HUMB