Spitali Memorial i Fierit
FIER- Një zhvillim i papritur është regjistruar në Spitalin Memorial të Fierit, ku mësohet se është lëshuar urdhërarrest për drejtorin e këtij institucioni. Sipas Top Channel, në kuadër të hetimeve, po ushtrohen kontrolle në ambientet e spitalit nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe shërbimet e Policisë.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e urdhërarrestit apo akuzat ndaj drejtorit, ndërsa detaje të reja pritet të bëhen të ditura në vijim.
Lajmi në përditësim...