Aktualitet

Protestat në Tiranë, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e demonstrimit

Ambasada u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin zonat e protestave dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

M.K.
Protestat në Tiranë, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e demonstrimit
AMBASADA AMERIKANE

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet duke paralajmëruar për episode dhune dhe rreziqet me të cilat mund të përballen qytetarët në zonat e demonstrimit.

Në njoftim thuhet se disa protesta janë shndërruar në përplasje të dhunshme ku janë përdorur mjete ndezëse dhe janë hedhur gurë ndërsa paralajmërohen edhe ndërprerje të qarkullimit dhe mbyllje rrugësh. Ambasada u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin zonat e protestave dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime pronash.

Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrimi mund të ekspozohet ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, pajisjeve ndezëse dhe topave/predhave prej gome. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin të shmangë të gjitha zonat e demonstrimit. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit./ZËRI

MOS HUMB