
TIRANË- Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi me 10 ditë, 3 deputetë demokratë: Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
Vendimi u mor pasi Partia Socialiste mbledhoi ditën e sotme firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë. PS e dorëzoji shkresën në Sekretariatin e Etikës ku kërkohej masë disiplinore për disa prej deputetëve, mes tyre për Ervin Salianjin.
Në seancën e djeshme (2 nëntor 2023) pati tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës./Zëri.ai