Politikë

Tensionet në Kuvend dhe aksioni opozitar, Meta shkon në selinë e PD

Pas një heshtje disa ditore në një konferencë për mediat, Ilir Meta u rreshtua në krah të Sali Berishës duke i quajtur akuzat e SPAK ndaj Malltezit si politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama

d.xh e.k
Tensionet në Kuvend dhe aksioni opozitar, Meta shkon në selinë e
Ilir Meta në selinë e PD

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur pasditën e kësaj të premteje në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha në selinë blu. Nuk dihet ende tema e bisedës mes liderëve opozitarë.

Ky takim vjen pas zërave për krisje të raporteve në koalicionin opozitarë PD-PL. Që pas arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit nga SPAK Partia e Lirisë ra në “heshtje zie”. Kjo u mor si një distancim i PL-së nga dosja “Partizani”.

Por ishte vetë Ilir Meta ai që e mohoi këtë. Pas një heshtje disa ditore në një konferencë për mediat, Ilir Meta u rreshtua në krah të Sali Berishës duke i quajtur akuzat e SPAK ndaj Malltezit si politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama.

Meta tha se ai është në një linjë me kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit prej ditësh ka paralajmëruar protetsta, por duke mos përjashtuar as grevën e urisë në Kuvend./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB