Politikë

Meta: Akt-akuza e Malltezit u bë nga Rama, SPAK e përjashtoi nga dosja! PL e hapur për çdo hetim!

Ilir Meta, për hetimet ndaj Partisë së Lirisë, tha se ishte i hapur edhe për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

Redaksia Zëri
Meta: Akt-akuza e Malltezit u bë nga Rama, SPAK e përjashtoi nga
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët tha sot se akuza e ngritur ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është hartuar sipas tij nga kryeministri Edi Rama. I pyetur nga gazetarja e Zëri.ai, Florida Mingla nëse aksionin e SPAK e konsideon një goditje të opozitës, Meta tha se në fakt ajo është një rrëshqitje e drejtësisë, ndërkohë që për hetimet ndaj Partisë së Lirisë, ish-presidenti tha se ishte i hapur edhe për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

VIDEOJA E PËRGJIGJES: 

 

Florida Mingla: Pyetja e parë, Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti aksionin "goditjen e shekullit" për opozitën. A mendoni dhe ju njësoj, dhe a do të jeni në krah të PD dhe Berishës në çdo hap? Dhe pyetja e dytë, SPAK ka marrë në pyetje shumë njerëz pranë jush dhe PL, a i konsideroni edhe këto hetime të SPAK "goditje të opozitës"?

Meta: Lidhur me pyetjen e parë që ju bëtë sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha, nga ana e prokurorëve të SPAK apo të gjykatave që e kanë pasur çështjen deri tani, dëshiroj që të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje që nuk është e papritur, të së ashtuquajtës drejtësi e re, që del e anashkalon parlamentin, del mbi kushtetutën dhe mbi konventën europiane të të drejtave të njeriut, që ne e dimë shumë mirë që aktakuza është bërë nga Edi Rama.

Të gjithë e dimë që për çështjen Partizani Edi Rama është personi kryesor që ka bërë ndryshimin e destinacionit të pronës, por emri tij nuk del askund, sepse ka garantuar paprekshmërinë e tij, Përdor prokurorë dhe gjykatës të caktuar në mënyrë që të godasë opozitën e vërtetë, dhe të shfokusojë vëmendjen nga aferat miliona euroshe, si ajo e Portit të Durrësit.

E dyta më pyetët në lidhje me personat e pyetur në SPAK nga Partia e Lirisë, kemi qenë, jemi dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Ne habitemi, besoj se edhe ju, se si shumë çështje që deputetët e Partise se Lirisë kanë depozituar në SPAK, që cënojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë interesin publik, nuk preken, se nuk duhet që t'i prishet rehati kryeministrit, kryetarit të Bashkisë, apo të besuarve të tjerë. Sponsorizimi i kallëzuesve të rremë është aktiviteti më i preferuar i kësaj qeverie.

Për ne kjo nuk përbën asnjë lloj shqetësimi, asgjë nuk na shfokuson nga beteja jonë kundër korrupsionit, shpresojmë që edhe drejtësia të çlirlohet nga kjo. Shikoni ku është Shqipëria dhe ku është Kosova për korrupsionin, kapja e shtetit është kapja e drejtësisë.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB