Politikë

Tragjedia e Gërdecit/ Argita Malltezi: Fatkeqësi e madhe! Më dhemb zemra

Ajo u shpreh se kjo është një ngjarje që nuk kalohet lehtë. 

Zeri
Tragjedia e Gërdecit/ Argita Malltezi: Fatkeqësi e madhe! Më
Argita Malltezi

TIRANË- "Një fatkeqësi të madhe" e ka cilësuar tragjedinë e Gërdecit Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte në detyrë më 15 mars të vitit 2008 ku fabrika e demontimit të armëve shpërtheu duke lënë pas 26 viktima. 

Në "Top Story", Malltezi iu përgjigj pyetjes së gazetarit Robert Rakipllari, i cili e pyeti se përse nuk ka reaguar për ngjarje të rënda si 21 janari apo Gërdeci. Ajo u shpreh se kjo është një ngjarje që nuk kalohet lehtë. 

Robert Rakipllari: Nuk kam parë të reagoni kur ka pasur pretendime ndaj babait tuaj, kur ka pasur të tilla probleme, janë vrarë katër veta në bulevard, janë vrarë 100 njerëz në Gërdec. Opozita ka akuzuar për shkelje babain tuaj, pse reagoni kur ka dicka vetëm ndaj jush?

Argita Malltezi: Unë jam këtu sepse kam një detyrim për të shpjeguar atyre që kanë mbështetur Berishën dhe PD. Nuk jam këtu për ti kërkuar askuj asgjë. Kjo është një cështje e zhveshur nga material. Duke mos qenë person publik, nuk pritej nga unë reagim për ato situata, por pa diskutim që të gjitha janë situata që rëndojnë, pavarësisht fajit që është gjë tjetër. Situata vetë rëndon. Është fatkeqësi e madhe dhe një peshë e rëndë. E rëndësishme që njeriu te ketë një llogaridhënie krashi Zotit dhe Ligjit. Kjo e dyta ka treguar se nuk ka pasur veprim të paligjshëm. Unë sa herë e shikoj situatën më dhemb zemra. Nuk është që kalohet thjesht.

Tragjedia që la pas 26 viktima

Mesditën e 15 marsit të vitit 2008 vendi do të tronditej nga një shpërthim i fuqëishëm në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Shpërthim që la pas 26 viktima, mes tyre dhe fëmijë, dhjetëra të plagosur rëndë dhe qindra të lënduar. Për shkak të shpërthimit të fortë 3000 banesa u shkatërruan ndërsa dhjetra banorë vuajnë ende sot pasojat e atij shpërthimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB