Politikë

'Partizani'/ Arrestimi i bashkëshortit, rrëfehet Argita Malltezi: Telefonova vëllanë

Në "Top Story", Malltezi tha se të parin që ka telefonuar ka qenë i vëllai, Shkëlzen Berisha ndërsa ngjarjen e cilëson si një sulm politik ndaj familjes së saj. 

k.m
'Partizani'/ Arrestimi i bashkëshortit, rrëfehet Argita
Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për "Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash" për dosjen "Partizani" ka rrëfyer përjetimet e e arrestimit të bashkëshortit në aeroportin e Rinasit. 

Në "Top Story", Malltezi tha se të parin që ka telefonuar ka qenë i vëllai, Shkëlzen Berisha ndërsa ngjarjen e cilëson si një sulm politik ndaj familjes së saj. 

Argita Malltezi: Është një rast ku edhe si juriste edhe si familjare e konsideroj si një goditje të shtetit të së drejtës dhe sulm politik. Deklarimi i pasurisë time ka qenë një nga vendimet më të mira. Të jesh i vërtetë është të jesh liri. Po të mos ishte bërë ai deklarim, sot njerëzit do të kishin shumë më tepër paqartësi se sa kanë. Jam përpjekur që të respektoj çdo ligj, unë nuk i shpik rregullat. Por ai është sistemi ku unë mbahem fort. Për këtë shkak që kur mbarova fakultetin kam ruajtur çdo dokumentacion që pasur të bëjë me të ardhurat e mia. Kjo është një armë e fortë për mua. Nuk arrita dot të takohesha me Jamarbërin. Zbrita nga avioni dhe fola më të, sërish më mori më pas dhe tha po më arrestojnë. Nuk kisha asnjë lloj informacioni. Ajo që më vonë më skandalizoi është manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë. Kurrë nuk do ta kisha besuar. Të parin në telefon mora vëllanë, sepse nuk desha ti shqetësoj prindërit. Ata ishin jashtë Tiranës, e më pas erdhën në Tiranë. Me Abin fola pas 2 ditësh. Atë natë shkoi dhe e takoi avokatja. Ishte me moral të mirë që natën e parë që u takua me avokaten. 

Poll

MOS HUMB