Politikë

Grushtoi deputetin e PS/ Nallbati "no comment'

Gazetari i "Zëri.ai", Edon Kuqi shkoi për t'i marrë një prononcim fill pas përfundimit të seancës plenare, por nuk mori asnjë koment prej demokratit.

k.m.
Grushtoi deputetin e PS/ Nallbati "no comment'
Bledion Nallbati

TIRANË- Deputeti demokrat, Bledion Nallbati, i cili goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, ka zgjedhur që të mos komentojë ngjarjen në Kuvend. Gazetari i "Zëri.ai", Edon Kuqi shkoi për t'i marrë një prononcim fill pas përfundimit të seancës plenare, por nuk mori asnjë koment prej demokratit.

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend nisi dhe përfundoi me tensione, pasi Nallbati qëlloi me grusht socialistin Sinaj pasi ky i fundit e shtuy në momentin kur demokrati shkoi për t'i fikur mikrofonin. Mes të dyve, përplasja u zhvendos edhe jashtë Kuvendit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB