Politikë

U arratis? Meta përgjigjet për thashethemet e largimit: Kisha probleme me shëndetin!

Përgjigjen ua ka dhënë vetë Meta sot, ku tha se ishte jashtë vendit për çështje të shëndetit. 

f.g
U arratis? Meta përgjigjet për thashethemet e largimit: Kisha probleme
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se nuk është larguar nga vendi për arsyet që janë thënë në media, por për të bërë disa ekzaminime shëndetësore. Prej ditësh disa portale dhe personazhe që akuzojnë Metën deklaruan se ishte larguar nga vendi. Përgjigjen ua ka dhënë vetë Meta sot, ku tha se ishte jashtë vendit për çështje të shëndetit. 

“Për çështje të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar shumë. Dua të ju them me bindje të plotë se duhet të ruajmë kujtesën në mënyrë që të jemi koherentë dhe të vërtetë.  Reforma u shndërrua në ramaformë. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota, në mënyrë antikushtetuese. Rama donte një prokuror që përmes saj të kapte KLP dhe përmes kësaj kontrollonte të gjithë sistemin e prokurorisë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë. Nuk dua të mbajë një qëndrim në bllok ndaj SPAK. Reforma u bë që ë jepte sa më shumë psvarësi prokurorëve në individualitetin e tyre. Në këtë rast mendojs e çdo gjykim duhet të bëhet  mbi raste dhe çështje konkrete, se si respektohet Kushtetuta e ligji. Mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjin, të gjithë ata që respektojnë Kushtetutën e ligjit, dhe për të gjithë ata që sillen si vartës të Edi Ramës, të mos presin duartrokitje kur shkelin ligjin”-tha ai./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB