Politikë

'Kot e keni, doni të më përçani me Berishën'/ Meta i vendosur: Jemi në në linjë

Në fjalën e tij për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët e pranishëm, se a e mbështet Berishën në deklaratën e tij kundër Prokurorisë së Posaçme, e po ashtu, nëse bashkëpunimi me kryedemokratin Sali Berisha do të vazhdonte.

k.m.
'Kot e keni, doni të më përçani me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në një konferencë për mediat pas shumë ditësh dhe ngjarjesh të ndodhura së fundmi në raport me drejtësinë. Në fjalën e tij për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët e pranishëm, se a e mbështet Berishën në deklaratën e tij kundër Prokurorisë së Posaçme, e po ashtu, nëse bashkëpunimi me kryedemokratin Sali Berisha do të vazhdonte. Me doza ironie, Meta tha: Kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Më pas, vazhdoi arsyetimin e tij se përse, ndryshe nga Berisha, nuk mbante qëndrim në bllok për të gjithë hetuesit e SPAK. 

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta foli edhe për planet e të ardhmes së koalicionit pas një interviste që u interpretua se në zgjedhjet e radhës nuk do të kishte asnjë bashkëpunim mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Po ashtu siç bëri për "Zëri.ai" pak javë më parë, sërish sot, ish-presidenti tha se të dy partitë opozitare ishin në një linjë.

Ndahen vetëm në qasjen ndaj Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta tha se mendon që brenda strukturës së SPAK ka edhe prokurorë që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, pa i shërbyer askujt. 

PJESË NGA PRONONCIMI I PLOTË:

Ilir Meta: Së pari njëherë, kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Ai ka qasjen e tij, ka stilin e tij. Ka natyrën e tij. Gjithçka duhet parë edhe në kontekstin e asaj që ka thënë. Më duket se ka qenë një rast pikërsisht për një organizatë kriminale që kishte cënuar zgjedhjet dhe rendin në Shkodër. E theksoj edhe njëherë nuk kam dëshirë që të mbaj qëndrim në bllok. Nuk janë të gjithë ushtarë të Ëngjëll Agaçit. Sepse do më vinte keq. Por nuk duhet të demotivojnë ata që duan të bëjnë punën. Ka nga ata që përplasen dhe merren me krimin e organizar. Ne e dimë sistemin e patronazhistëve, apo harruat ju. Funksiononte edhe për drejtësinë për të parë pikate dobëta. Kishin edhe ambasada patronazhistë. Në fund fare, çfarë tregon khjo situatë? është një sistem që e kanë krijuar për veten e tyre. Qytetarët hutohen me ngjarje që kanë ndodhur para 15-20 vjetësh.

Ilir Meta planifikon që në zgjedhjet e ardhshme të shkojë i vetëm në zgjedhje?

Ilir Meta: Kishim zgjedhjet e 14 majit, për ato zgjedhje u ndërtua koalicioni. Qëndruam dhe qëndrojmë. Jemi për bashkëpunim edhe në të ardhmen në interesin më të mirë të demokracisë. Aleanca kundër kapjes së shtetit do të vazhdojë me të gjithë ata që janë në këtë linjë.

Thatë që SPAK kontrollohet nga Edi Rama, po nëse do të godasë majtas?

Ilir Meta: E ndava SPAK për të bërë dallimin. Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj ose nuk e dëshiroj. Sepse do të më vinte keq nëse ose ka ndonjë problem dikur të gjithë të jenë ushtarë ti tij, por s’duhet të demotivojmë ata që duan të bëjnë punën e të zbatojnë ligjin, ata që duan të respektojnë Kushtetutën, që përplasen dhe rrezikojnë me krimin e organizuar. Prokurorët kanë problemet e tyre, kanë familje, bashkëshortë, të afërm. Është sistemi i patronazhistëve apo harruar ju, funksiononte edhe për drejtësinë. Secili nga ata kishte patronazhistin e vet, qoftë gjyqtar apo prokurorë, për të parë pikat e dobëta të secilit dhe pastaj për të përdorur gjithë sistemin ekzekutiv për ti mbajtur nën presion dhe për ti marrë peng, apo për ti përpunuar. Çdo prokuror ka një përgjegjësi më të madhe për një çështje që ka në ngarkim. Kështu që në këtë drejtim ajo që unë u thashë është sesi Edi Rama e kapi sistemin e drejtësisë. Duke nisur me zgjedhjen e prokurores me 66 vota. Por kjo nuk do të thotë që nuk i mbështesim ata që janë në SPAK dhe në Prokurori për të zbatuar ligjin dhe për të dalë nga ndikimi i Edi Ramës. Përndryshe do të shkojmë në fund fare. Do ia kalojmë edhe Zimbabves. Që të mos e kalojmë do i ndajmë këto shqetësime./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB