Politikë

A keni marrë një fletëthirrje nga SPAK? Meta: Lajme banale

Ilir Meta tha se ishte i gatshëm që të përballej me SPAK secilën nga dosjet ku mund të ketë dalë në skenë emri i tij

E.K
A keni marrë një fletëthirrje nga SPAK? Meta: Lajme banale
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i konsderoi banale lajmet që ai është thirrur nga SPAK. Sipas Metës, ai ka shprehur gadishmërinë që të bashkëpunoj me SPAK në çdo kohë, edhe kur ka qenë si kallëzues në disa afera, gjatë periudhës që mbante postin e presidentit.

Gazetarët e pyetën Metën nëse ndaj tij kishte një fletëthirrje për çështjen CEZ DIA, por edhe lobingjet e Partisë së Lirisë në SHBA. Meta tha se ai ka vendosur një standard të ri në marrëdhëniet që politikanët duhet të kenë me organet e drejtësisë, ndërsa tha se çdo akt që ka firmosur në detyrat e tij ka qenë i mirëmenduar.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e djeshme të Monika Kryemadhit, se ishte në pritje për të marrë një ftesë nga SPAK për t’u pyetur, Meta tha:

“Asaj i është rikthyer në rutinë ajo punë, nuk ka çuar njeri më shumë dosje se ajo atje”.

Meta: Tani këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën lajm që Ilir Meta të shkojë në SPAK, siç ka bërë gjithmonë. Ky është dallimi i Ilir Metës me Edi Ramën dhe me të gjithë të tjerët.

Kam qenë në SPAK si kallëzues, kam qenë edhe si person në dijeni, dhe për gjithçka tjetër që më kanë thirrur. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar fët e fët nga Ilir Meta. Ekziston një çështje Meta vetëm për Edi Ramën, se e dini transparencën që unë kam bërë si president.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB