
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë. PS dorëzoji shkresën në Sekretariatin e Etikës, ndërsa diskutimet për kërkesën do të nisën në orën 14.30 të pasdites së sotme.
U kërkua masë disiplinore për disa prej deputetëve, mes tyre për Ervin Salianjin, i cili ka qenë protagonist dje, pasi hodhi tymuese në seancë dhe bllokoi Foltoren për disa minuta. Por Salianji nuk do të jetë i vetmi, pasi priten "sanksione" edhe për Edmond Spahon dhe Petrit Dodën.
Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi me 10 ditë 3 deputetë demokratë: Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.