
TIRANÊ- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sërish pas mbledhjes së grupit të PD se ai do të respektojë vendimin e Kuvendit në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që kërkon ashpërësim të masës së sigurisë ndaj tij. Për mediat, kryedemokrati tha se ai do të zbatojë vendimin e kolegëve deputetë, por nuk premtoi një situatë të qetë në seancën plenare ku do të diskutohet kjo, pasi sipas tij mosbindja e opozitës vijon.
I pyetur nga gazetarët nëse ka mbështetjen e grupit parlamentar në lidhje me këtë situatë ku SPAK kërkon deri dhe arrestimin e tij, Sali Berisha tha vetëm se aksioni opozitar vijon. Nuk munguan akuzat për SPAK ndërsa këtë situatë e cilësoi si një ‘sulm” për të asgjesuar opozitën. Ndërkohë e cilësoi si antiligjore përjashtimin e deputetëve për 2 muaj nga punimet e Kuvendit në rast të incidenteve në Parlament.
Po ashtu pas përfundimit të mbledhjes kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi u shpreh se çështjet që hidhën në “tavolinë” tani shërbejnë vetëm për të larguan vëmendjen nga dosja e inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, grupi i PD ashtu si dhe Sali Berisha do të votojnë pro ndaj çdo kërkese që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Por për këtë votë ka një ‘’kusht’’. Sipas Bardhit fillimisht maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama duhet të miratojnë kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Prononcimi i Sali Berishës:
Sali Berisha: Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprejren e përkohshnme të mandatit të deputetëve, përjashtimin për dy muaj dhe ''de facto'' heqjen e mandatit dhe ndalimin e çdo lloji veprimtarie të deputetit. Kjo është faza drejt asgjesimit tw opozitës në parlament dhe kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për vendosjen e pluralizmin politik në Parlament. Vendosmëria është e palëkundër.
Vendimi i SPAK
Sali Berisha: Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor të SKAP-it dhe gjykatëse të shkarkuar nga Sali Berisha më 8 shkurt në vitin 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para një ore, vitin 2012 personalisht jam angazhuar në një nismë bashkë me Qeverinë dhe maxhorancën e kohës për agrovimin e nenit kushtetues që jep imunitet për veprimet e gjyqësorit për deputetët. Nuk kam ndryshuar asnjëherë vendim. Në këtë kontest venmdim i parlamentit do të respetohet nga unë. Kushtetushmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë lidhjen Kushtetutën dhe të vendosë që të mos ketë mbrojtje për deputetët.
Pyetje: Keni mbështetje nga grupi i PD?
Sali Berisha: Asnjë ndryshim në strategjinë tonë nuk do të ketë për shkak të kësaj çështjeje. Ne vzhdojmë me mosbindjen.
Pyetje: Do votojë kundër grupi?
Sali Berisha: Nuk do marrë pjesë.
Pyetje: Do jeni në Këshillin e Mandateve?
Sali Berisha: Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. Jam i sigurt që Kryesia e Parlamentit do më dorëzojë relacionin.
Pyetje: Pse keni ndryshuar qëndrim?
Sali Berisha: Unë nuk thashë jo, unë thashë do zbatoj vendimin e Kuvendit. Asnjë ndryshim nuk ka zonjë. Unë thashjë do zbatoj vendimin e Kuvendit. E bëra këtë me qëllim që askush të mos i marrë pushtetin Kuvendit. Gjykatës të pëndërgjegjës, prokurorë opolitik i lejuan vetes të shktruajnë në tavolinë nenet e Kushtetutës.
Prononcimi i Gazment Bardhit:
Gazment Bardhi: Sot jemi në një regjim. Dua t’i bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë inceneratorin e Tiranës. Është e papranueshme që sot janë në burg 2 specialistë, se nuk kanë shënuar në regjistër pronarët përfitues të inceneratorëve, ndërsa firmosen çdo ditë miliona euro. Veliaj firmos çdo ditë për të përfituar mafiozët e inceneratorëve, që janë sot në arrati. Çdo çështje tjetër, hidhet në tryezë që të shfokusojë vëmendjen nga skandali i shekullit. Rama e Veliaj herat a vonë do mbajnë përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Fakti që SPAK iu drejtua Kuvendit, është një lajm i mire, pasi së paku e dinka se ku qenka parlamenti. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë. Ne si opozitë do i kthehemi normalitetit, vetëm nëse na respektohen të drejtat tona. Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Është lajm i mirë që e dinte adresën e kuvendit që do të duhej të marrë dhe njeh detyrimin kushtetues që për çdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet ti drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur autorizimin. Qëndrimi jonë por dhe i Berishës është votë pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ditën e sotme SPAK ka kërkuar autorizim në Kuvend për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Do të jetë Komisioni i Mandateve në Kuvend ai që do të vendosë më pas nëse Berishës duhet t’i hiqet apo jo imuniteti./ZËRI