Politikë

Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi nxjerr pamjet me dron: 15 hektarë për depozitimin e dherave

Sipas Kryemadhit inceneratori ka marrë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, të cilat vetëm me depozitimet e dherave jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 hektarë.

f.t
Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi nxjerr pamjet me dron: 15 hektarë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi në një dalje për mediat publikoi sot të tjera fakte që sipas saj tregojnë abuzimin e qeverisë me rastin e Inceneratorit të Tiranës. Ndër të tjera Kryemadhi ka publikuar edhe pamjet satelitore nga Inceneratori i Tiranës, ku thotë se 15 hektare është harta e depozitimeve të dhërave nga kompanitë e ndërtimit, sipërfaqe e cila është jashtë territorit të landfillit. 

Sipas Kryemadhit inceneratori ka marrë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, të cilat vetëm me depozitimet e dherave jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 hektarë.

Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi nxjerr pamjet me dron: 15 hektarë
pamjet satelitore

"Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli i Lartë I Shtetit, media, apo cdo institucion i brendsëhm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. 15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqene janë bërë tokë.”, tha Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha se kallëzimin në SPAK do ta bëjë nëpërmjet postës ditën e sotme.

Poll

MOS HUMB