Politikë

'Vula' e PD në 'dorë' të Gjykatës së Lartë

Kjo e fundit si organi më i lartë gjyqësor pritet të shqyrtojë rekursin e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

E.K
'Vula' e PD në 'dorë' të Gjykatës
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Gjyqi për ‘’vulën” e Partisë Demokratike pritet të mbahet më 27 dhjetor në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit si organi më i lartë gjyqësor pritet të shqyrtojë rekursin e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në Shkallë te Parë çështjen e logos dhe vulës. Ndërkohë Gjykata e Tiranës rreth një muaj më parë vendosi pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës (I cili drejton PD-në zyrtare) për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Partia Demokratike prej 9 shtatorit të vitit 2021 ndodhet në një udhëkryq sa i përket lidershipit dhe legjitimitetit të tij. Çështja për vulën dhe logon e Partisë Demokratike endet dyerve të gjykatave ndërkohë që Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se janë në krye të partisë. Fillimisht gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Sali Berishës të 11 dhjetorit 2021, (ku dhe nisi procesi i Rrithemelimit) si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Më pas përplasja mes dy grupeve për lidershipin e Partisë Demokratike përfundoi në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, më datë 2 shtator Lulzim Basha, pas rikthimit në krye të drejtimit të PD-së zyrtare thirri Kuvendin Kombëtar dhe miratoi ndryshimet statutore që e përqëndronin pushtetin e partisë në duart e tij, i cili më pas vendosi ta ndaj me nënkryetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB